Rusia po përpiqet të detyrojë Ukrainën që të negociojë

schedule14:13 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 14:13 - 16 Dhjetor, 2022

Rusia ka lëshuar më shumë se 60 raketa në sulmet e saj të fundit në qytetet e Ukrainës, sipas një këshilltari të ministrit të mbrojtjes të Ukrainës, shkruan BBC.

“Shërbimet e urgjencës kanë filluar menjëherë punën për të rikthyer shërbimet e energjisë elektrike”, tha ai, por situata është ende e vështirë.

“Kjo ka qenë strategjia ruse gjatë dy muajve të fundit. Duke u përballur me humbje në fushën e betejës, ata po përpiqen ta kompensojnë atë. Ata po përpiqen të krijojnë kushte për të detyruar Ukrainën të negociojë. Kjo nuk do të ndodhë. Kjo nuk do të funksionojë,” tha ai.

Sulmet janë një mesazh për aleatët perëndimorë, shton ai, se Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet.

Ofensiva e Ukrainës për të rimarrë territorin që tani është nën pushtimin rus do të rifillojë sapo të përmirësohen kushtet e motit, tha Sak. “Ne kemi disa surpriza për armikun tonë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!