Nis procesi i votimit në vend, ndërsa simpatizantët e PD kanë marshuar paqësisht në rrugën e Elbasanit, pranë qendrës së votimit tek Liceu. Protestuesit në mënyrë paqësore mbajnë pankarta në duar, ndërsa bëjnë thirrje “RAMA IK”.
“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, ka qenë thirrja dhe me vuvuzela, protestuesit kanë ironizuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste.
Ata thonë se në këtë mënyrë kanë zgjedhur të protestojnë kundër kësaj që po ndodh, që sipas tyre vetëm ditë zgjedhjesh nuk është, pasi votohet si në komunizëm./abcnews.al