Juventus dhe Milan treguan forcën e vërtetë në Ligën e Europës me fitoret e tyre thuajse identike dhe me vlerë të madhe në misionin për t’u kualifikuar në raundin tjetër.
Në fakt, “Zonja e Vjetër” e ka në dorë biletën e saj, pas suksesit 4-1 kundër Omonia Nicosia.
Por deri te festa, juventunët duhet të kalonin një surprizë të hidhur, pas epërsisë së miqve në minutën e 15-të.
Por shpresat e qipriotëve u shuan që në pjesën e parë.
Kambiaso barazoi shifrat në minutën e 37-të, ndërsa përpara pushimit Ekhator i përmbysi ato në favor të Juventus.
Në fraksionin e dytë, të zotët e shtëpisë vulosën fitoren me dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e Conceicao në minutën e 68-të dhe Boga në të 73-ën.
Me këtë sukses, Juventus e ka të sigurt kualifikimin me 13 pikë në vendin e dytë të Europa League.
Më larg është Milan, që gjithsesi hyri në zonën e play off me fitoren 4-2 në transfertën e Pireut kundër Olympiacos.
Kuqezinjtë bënë “Djallin” vetëm në pjesën e dytë, kur përmbysën dizavantazhin e dyfishtë të grekëve, me autogolin e Magnian në minutën e 31-të dhe Jota Silva menjëherë pas pushimit.
Heroi i Milan ishte Hutchinson, I cili bëri një paraqitje spektakolare që nisi me golin personal në minutën e 56-të dhe më pas me dy asistime radhazi. Ai shërbeu në fillim për Cisse në momentin e barazimit dhe në pas për Pulisic në parakalimin e kuqezinjve.
Skuadra e Amorim vrau garën me “pokerin” e firmosur nga Moreira në skadencën e kohës shtesë.
Me këtë fitore, Milan ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe vendos në rrjedhën e duhur aventurën e tij europiane.



