Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes”, Marta Kos: Ka vënë në zbatim 80 % të reformave

schedule10:44 - 27 Nëntor, 2026

schedule 10:44 - 27 Nëntor, 2026

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka bërë të ditur se Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të parashikuara në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfituar 185.6 milionë euro.

Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, që po mbahet në Tiranë, Kos vlerësoi ecurinë e reformave në vendet e rajonit, duke theksuar se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë shënuar përparimin më të madh.

Sipas saj, Mali i Zi ka zbatuar 94% të reformave, ndërsa Shqipëria 80%. Komisionerja theksoi se Plani i Rritjes është ndërtuar mbi parimin e rezultateve konkrete, ku përmbushja e reformave shoqërohet me mbështetje financiare për vendet përfituese.



Duke folur për vendet e tjera të rajonit, Kos u shpreh se Kosova ka një mundësi të re për të rifokusuar përpjekjet drejt Bashkimit Evropian, ndërsa Bosnjë-Hercegovina duhet ende të ratifikojë marrëveshjet e nevojshme.

“Të gjithë së bashku për pak do të hyjmë në vitin e fundit të periudhë 4 vjeçare të zbatimit për planin e rritjes nga e cila përfitojnë qytetarët dhe ekonomitë tuaja. Tre shtete kanë bërë përparim të mirë për reformat. Këto rezultate të ndryshme janë pasqyruar dhe në njoftime që ka bërë presidentja Von der Leyen. Mali i Zi ka vënë në zbatim 94 %, të reformave dhe ju do të merrni 81 milionë euro në raundin e dytë të pagesave . Shqipëria ka vënë në zbatim 80 % të reformave dhe ju do merrni 185.6 milionë euro në pagesën e 4. Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56 % të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro. Ky plan i rritjes kishte për synim rezultatet dhe kur të arriheshin këto rezultate të ofroheshin fonde të tjera. Ju e keni merituar me anën e përpjekjeve të reformave që keni bërë. Në Kosovë qeveria është një mundësi për të pasur një fokus të ri drejt BE dhe duhet të flasim se si mund të çojmë më tej këtë proces. Bosnja dhe Hercegovina duhet ende të ratifikojnë marrëveshjet e duhura”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!