VIDEO/ 6 plumba në shpinë dhe në të pasme, momenti kur Erion Hasanbelliu rrethohet nga mjekët pas atentatit në Belgjikë

schedule10:05 - 13 Qershor, 2022

schedule 10:05 - 13 Qershor, 2022

BELGJIKË- Erion Hasanbelliu u qëllua dje me të paktën 6 plumba në buzë të një rruge në Bruksel. 43-vjeçari po ecte në zonë, ku autorët të cilët dyshohet se e kishin përndjekur për një kohë të gjatë, i afrohen dhe e qëllojnë.

Deri më tani sipas mediave vendase, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve që mund të kenë kryer këtë krim përpara hyrjes së një hoteli pranë qendrës De Brouckèreplein. Dëshmitarët okular kanë qenë të shumtë dhe kanë fiksuar momentet e atentatit. Sipas tyre, një burrë ka hapur zjarr ndaj shqiptari në fragment sekonde dhe nuk e kanë parë se nga ishte shfaqur.

“Emergjenca erdhën në masë dhe nuk dukej mirë”, thotë një nga dëshmitarët që qëndronte në rrugë.

Faktin se burri nuk është mirë, e konfirmon edhe prokurori publik i Brukselit. “Ai u godit nga gjashtë plumba në shpinë dhe në të pasme. Ai u operua menjëherë dhe është ende në rrezik për jetën” tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit.

Recepsioni i hotelit ka pamje nga vendi ku ndodhi incidenti. “Nuk e kemi idenë se kush është viktima, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit.

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit,” Ishin dy burra pak më të rritur, njëri qëlloi papritmas tjetrin disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Njëri ishte tullac,  trupmadh”, kujton gruaja. /abcnews.al/