Ashtu siç kishte ndodhur me Gjirin e Meksikës, pasi Donald Trump e kishte riemërtuar atë si “Gjiri i Amerikës”, Google ka përditësuar aplikacionin Maps, duke e riemërtuar Liqenin Ontario si “Liqeni Amerika”, në zbatim të urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan.
Megjithatë, ndryshimi vlen vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përdoruesit që hapin Google Maps nga Kanadaja do të vijojnë të shohin emrin e vjetër, “Lake Ontario”.
Google ka shpjeguar në një deklaratë se ka ndjekur praktikën e përdorimit të emërtimit zyrtar të përcaktuar nga Sistemi Amerikan i Informacionit për Emërtimet Gjeografike (U.S. Geographic Names Information System)
“Përdoruesit që përdorin Maps në Shtetet e Bashkuara do të shohin ‘Liqeni Amerika’, ata në Kanada do të vazhdojnë të shohin ‘Liqeni Ontario’, ndërsa përdoruesit jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë do të shohin të dy emërtimet”, ka deklaruar gjigandi i teknologjisë.

