Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fatura” e zjarreve/ Toromani: 10 mijë hektarë pyje të djegur, prekja e zonave të mbrojtura kërcënon ekosistemin

schedule20:15 - 30 Gusht, 2026

schedule 20:15 - 30 Gusht, 2026

Deri më tani, zjarret në Shqipëri kanë djegur rreth 10,828 hektarë sipërfaqe pyjore, një shifër më e ulët se dy vitet e kaluara, por vatrat mbeten aktive.

Inxhinieri i pyjeve, Elvin Toromani, deklaroi në emisionin “News Room” se rastet janë shtuar ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke prekur edhe zonat e mbrojtura në të gjithë territorin.

Ai nënvizoi se strukturat përgjegjëse po fokusohen te ndërhyrja në terren dhe jo te parandalimi. Dëmet e shkaktuara janë jashtëzakonisht të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e habitateve, varfërimin e tokës dhe ndotjen e burimeve ujore. Situata mbetet kritike për shkak të vazhdimësisë së përhapjes së flakëve.

“Deri në këto momente për Shqipërinë raportohet një sipërfaqe e djegur nga zjarret në vlerën e 10,828 hektarë, e cila po t’i referohemi dy viteve të fundit është me e ulët, por duhet të kemi parasysh që ne ende jemi duke u përballur me zjarret.

Ky është problemi, që në muajin gusht rastet e zjarreve janë shtuar shumë, sidomos pas datës 16 gusht. Kemi numrin më të madh të konstatuar në vend. Zjarret janë me një shpërndarje në të gjithë territorin, problemi më i madh është një zjarret kanë prekur edhe një pjesë të zonave të mbrojtura.

Kjo problematikë nuk është marrë në vëmendje ashtu siç duhet nga ana e strukturave, e vetmja gjë që bëhet, është që i kushtohet vëmendje pjesës së ndërhyrjes së zjarrit, por jo asaj që është më e rëndësishme, parandalimit.

Kur flasim për pjesën e dëmeve që shkaktojnë zjarret, ato shkaktojnë dëme të mëdha, duke përfshirë humbjen e masës pyjore, dëmtime të habitateve dhe të faunës së egër, dëmtime të cilësisë së tokës, të varfërimit të saj. Kemi gjithashtu pasoja në burimet ujore dhe në cilësinë e ujërave. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha Elvin Toromani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!