Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e SHBA-ve për shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Rakipi.
Duke folur për mediat para parlamentit, Basha tha se tani Edi Rama ka mbeture i vetëm, pasi ata që e sollën në pushtet nuk do të jenë më në parlament.
Basha tha se ai dhe PD do të punojnë fort për tu rikthyer parlamentin që meritojnë të gjithë shqiptarëve.
I pyetur se si do ua rikthejë parlamentin qytetarëve në një kohë që nuk është më kreu ui PD, Basha tha se ai flet në emër të shumicës së shqiptarëve të cilët sot kanë mbështetjen e PD dhe aleatëve amerikanë.
Pyetje-përgjigje:
Basha: Në denoncimi e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe reformën zgjedhore, për përjashtimin përgjithmonë të Tom Doshit, Aqif Rakit. Rama sot ndihet i vetëm pasi nuk i ka më në kerahë personat që e sollën në pushtet. Interesi i Ramës është të kënaqë orekset e pangopura të klëtyre individëve. Përshëndes vendimin e SHBA, dhe u them shqiptarëve që nuk jemi vetëm në rrugën tonë, do të kemi një parlament që shqiptarët meritojnë.
Pyetje: Si do ua ktheni parlamentin shqiptarëve kur ju nuk jeni më kryetar i opozitës?
Basha: Unë nuk fola vetëm në emrin tim por në emeër të shumicës së shqiprtarëve. Nuk ëhstë thjeshtë beteja ime, por nuk mund të fsheh sot se PD dhe unë personalisht kemi denoncuar në këto 8 vite dhe kemi arritur disa objektiva, siç ishte dekriminalizimi.
Pyetje: A do të riktheheni?
Basha: Besoj se kam ardhur për një mesazh të qartë, por nuk od i jap mundësi askujt të spekulojë. Vendimet e mia janë në funksion për diçka shumë të rëndësishme për PD dhe demokratët për ringritje.
Pyetje: Zoti Basha kush janë aleatët tuaj?
Basha: Aleatët strategjikë të shqiptarëve, SHBA dhe BE.
Pyetje: Po mbështesin të gjitha nismat e qeverisë?
Basah: Ky është opinion.
Pyetje: I qëndroni idesë që patët para 25 prillit për dëbimin e personave që shpallen non-grata?
Basha: Ky nuk është vetëm vendimi im, por edhe vendimi i PD-së.
/Abcnews.al/