Në mbledhjen e Asamblesë se PS, kryesocialisti Edi Rama prezantoi edhe një herë mundësitë e reja që ofron buxheti historik I 2027, nga mbështetja për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara te mundësitë e reja të strehimit për një sërë kategorish.
“Dyfishimi i mbështetjes i fëmijëve me aftësi të kufizuar një tjetër shenjë se po shkojmë në drejtimin e duhur. Larg syve të botës qëndrojnë të mbyllura nëna, duke i qëndruar mbi kokë një fëmije të mrekullueshëm që ka nevojë për kujdesje orë e cast. Me buxhetin 2027 iu themi ‘ju nuk jeni vetëm, nuk mund të mbeteni pa një pension, pa një kujdes mjekësor se nuk paguani dot sigurime. Këto do t’I mbulojmë ne për ju.”
Jemi rruga e vetme për fuqizimin shoqëror të Shqipërisë, e dimë si do adresojmë cështjen e mprehtë që ka krijuar zhvillimi dhe rritja e shpejtë, koston e rritur të strehimit. Në një vend si Shqipëria, strehimi nuk është më vetëm halli i familjes së varfër, është halli i mësueses, infermieres, ushtarakut, policit, një të riu apo të reja që shërben në administratë. I dy të rinjve që dashurohen dhe martohen paguajnë cdo detyrim po s’mund të kenë shtëpinë e tyre. Pra nuk është vetëm një nevojë për më të varfërit, por për një shtresë të mesme që nuk e përballon dot rritjen e cmimeve të apartamentit.
Me ligjin e ri adresojmë dicka që deri dje ishte jashtë planeve të vendit dhe është problem I vendeve më të zhvilluara, adresojmë nevojën për strehim të përballueshëm. Kredi pa interes për shtëpinë e parë, garanci për kë nuk ka kolateralin, mbështetje për qiranë. Janë të gjitha pjesë e këtij projekti. Ndërkohë, me buxhetin e ri dhe me sistemin e ri për strehimin, 10 mijë të parët, familje të reja do kenë shansin të marrin celësin duke nisur nga viti i ardhshëm. Ne kemi ambicien që deri ne 2030 e kemi të shtruar në program të dorëzojmë 55 mijë celësa, ku shteti u gjendet pranë gjithë atyre që meritojnë një mbështetje për të patur catinë e tyre”, u shpreh Rama.



