Protesta e opozitës, e njoftuar për t’u mbajtur të shtunën e 16 Marsit, ka angazhuar rreth 1200 efektivë të policisë si edhe të Gardës së Republikës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato, RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e pasme të kryeministrisë. Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”.
Punëtorët po i japin dorën fundit fasadës dhe derës së Kryeministrisë. Edhe shërbimi zjarrfikës dhe drejtuesit e tyre janë gjithashtu në gatishmëri për protestën e së shtunës ku priten të angazhohen rreth 1200 efektivë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato, RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e pasme të Kryeministrisë. Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”.
Ndërmjet Kryeministrisë dhe Piramidës janë vendosur kordonë që do të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve si edhe të manifestuesve. Këto kamera me rezolucion të lartë janë shtuar në krahasim me protestën e organizuar më herët po nga opozita më 16 Shkurt.
Qëllimi është për të dokumentuar provat materiale nga oficerët e Policisë Gjyqësore nëse manifestuesit do të shkelin ligjin, duke gjuajtur me sende të forta në drejtim të Kryeministrisë. Nëpërmjet pamjeve qarta mund të identifikohen edhe personat me rekorde kriminale, të cilët mund ti bashkohen protestës së 16 Marsit.
Për të ruajtur paprekshmërinë e kamerave të sigurisë, policia është kujdesur që shtyllat ku ato janë të instaluar të lyhen me graso. Kjo gjë u bë, që manifestuesit ta kenë të vështirë për t’i dëmtuar kamerat, ashtu siç ndodhi me qendrat e zërit të Policisë së Shtetit një muaj më parë. Garda e Republikës do të përdorë gazin lotsjellës nëse do të tentohet të dëmtohet godina e Kryeministrisë apo të ketë veprime që do të cenojnë sigurinë territoriale të saj. /abcnews.al