Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Katër gola për 18 minuta, Vllaznia çmonton Teutën

schedule17:08 - 13 Shkurt, 2022

schedule 17:08 - 13 Shkurt, 2022

Vllaznia ka shënuar tre gola në 15 minuta në portën e Teutës kampione në fuqi, që është kundërpërgjigjur me një.

Liridon Latifi ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e parë, me një goditje të saktë në hyrje të zonës. (GOLI I PARË)

Më pas ishte Fallou Diagne, i cili pas një goditjeje këndi goditi saktë me kokë dhe i çoi shifrat në 2-0. (GOLI I DYTË)

Në minutën e 15-të Vllaznia shënoi edhe golin e tretë, sërish me Liridon Latifin që e çoi topin në rrjetë me kokë. (GOLI I TRETË)

Kundërpërgjigja e Teutës erdhi në minutën e 18-të, me anë të Rubin Hebajt. (GOLI I KATËRT)/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!