Vllaznia është befasuar pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, në ndeshjen kundër Egnatias në “Loro Boriçi”.
Një nga afrimet e janarit, Ilirid Ademi që la Laçin, ka ndëshkuar shkodranët pas një momenti pasigurie të vendasve.
Sulmuesi anësor nuk fali i vetëm me portierin Zogovic dhe e dërgoi topin në rrjetë. SHIKO VIDEON. / abcnews.al