Vllaznia-Egnatia hap javën e 17-të në Abissnet Superiore. Shkodranët bënë një ndeshje fantastike kundër Tiranës në klasiken e futbollit shqiptar, por tani janë të dënuar për të fituar ndaj një ekipi që lufton për mbijetesë.
Trajneri Thomas Brdaric në këtë ndeshje nuk ka të gatshëm sulmuesin anësor, Liridon Latifi, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë. Një tjetër që mungon është Esin Hakaj.
Mbrojtësi i majtë u dëmtua kundër Tiranës dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet. Egnatia në krahun tjetër, pas humbjes me tre gola me Partizanin, do mundohet të reagojë në Shkodër.
Takimi i fazës së parë në Rrogozhinë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në barazim 1-1. Iseni realizoi një supergol, ndërsa Latifi barazoi me penallti. / abcnews.al