Egnatia ka reaguar pas 5 humbjeve rresht dhe ka mposhtur sot në “Elbasan Arena” Teutën me rezultatin 2-1.
Artur Magani ka nderuar rrogozhinasit, që të vetmet fitore i kishin marrë me babain e tij në stol.
Sulmuesi ndëshkoi ish-skuadrën e tij në shtesën e pjesës së parë dhe VAR i erdhi në ndihmë arbitrit Meta për ta konsideruar të rregullt golin.
Në pjesën e dytë Magani mori një dhuratë nga Ivanovic, i cili ktheu një top prapa dhe sulmuesi shmangu portierin Qirko dhe e çoi topin në rrjetë.
Teuta nuk u dorëzua dhe shënoi me Gorgiev. Takimi u hap, por rezultati nuk ndryshoi dhe durrsakët u mposhtën në të dytën ndeshje radhazi me Edi Martinin në krye. / abcnews.al