4 anëtarë të një familje me COVID-19 në Spitalin e Infektivit, banorët: Është tmerr kjo që po dëgjojmë

09:56 | 23/03/202009:560

4 anëtarë të një familje në Vlorë sipas burimeve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ata kanë shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirus dhe tashmë ndodhen në Spitalin e Infektivit në Tiranë dhe po marrin trajtim të specializuar. Gjithashtu është mësuar se kryefamiljari punonte si shitës ambulant.

Gazetari Elton Nika tha për abcnews.al se qytetarët janë nisur në drejtim të Tiranës për shkak të simptomave që kanë shfaqur. Mjekët e Vlorës kanë besuar që ti dërgojnë drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.

“Kryefamiljari punonte si shitës ambulant. Është kryer dezinfektimi nga autoritetet në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu lëvizja e këmbësorëve ka filluar sipas fashës së zakonshme dhe tregtarë të fruta-perimeve janë tën vendosur në zonë.

Familjarët që tashmë janë në Spitalin e Infektivit janë gjyshja 77-vjeçe, çifti 69 dhe 50 vjeç dhe djali i tyre 24-vjeç.

Djali tjetër i tyre ka ardhur nga Bergamo, aktualisht ndodhet jashtë shtetit, ai nuk ka shfaqur problematikë apo simptoma dyshuese të COVID-19.

Fillimisht kushdo që ka simptoma njofton 127 dhe më pas komunikohet nëse do të trajtohet në Vlorë apo në Spitalin Infektiv.

Banorët kanë folur për “Abc News”, duke shprehur edhe shqetësimin e tyre për rastin në fjalë.

“Është shoku jonë, e kemi pasur shumë pranë. Thonë se janë infektuar si familje”, u shpreh një nga qytetar.

“Jemi shumë të frikësuar, i kemi pasur shumë afër”, tha një tjetër qytetar.

“Është tmerr kjo që po dëgjojmë, nuk është shaka”, u shpreh një banor i zonës.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono