Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. Paraprakisht, Policia tha se personat që morën trajtim mjekësor kishin kryesisht probleme të shkaktuara nga tymi.
“Aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.