“Zgjedhorja”, a do të arrihet marrëveshja? mblidhen ambasadorët dhe palët politike

schedule11:00 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:00 - 3 Qershor, 2020

Pas dështimit për arritjen e një marrëveshje, Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Siç raporton gazetarja Esiona Konomi për ABC News mësohet se në rezidencë kanë mbërritur përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ambasadori britanik, Duncan Norman, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Po ashtu,  në rezidencën e ambasadores Kim kanë mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.

Bisedimet mes ambasadorëve më Këshillin Politik kanë qenë intensive dhe me orë të zgjatura të cilat kanë filluar prej ditës së djeshme.

Palët nuk kanë rënë ende në një marrëveshje në lidhje me teknologjinë në zgjedhje, kjo është pika e ngërçit mes palëve, fakt i cili ka shtyrë përtej afatit të 31 majit, vendimmarrjen për reformën zgjedhore./abcnews.al