Bashkimi Europian ka sanksionuar gazetarin irlandez Chay Bowes, i Russia Today, së bashku me 112 subjekte dhe persona të tjerë, të cilët kanë manipuluar dhe dezinformuar për llogari të Moskës, kryesisht për Ukrainën dhe kundër Perëndimit.
Sipas BE-së, Chay Bowes rezulton bashkëpunëtor në operacionet e fondacionit për të luftuar padrejtësinë, krijuar nga Grupi Wagner, organizata paraushtarake ruse e financuar nga Putini.
Ai ishte një nga veglat e Rusisë për manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e koordinuar.
Dhe në Perëndim, një prej këtyre rasteve të dokumentuara ishte edhe mbështetja dhe përhapja e informacioneve në rrjetet sociale për protestat e dhunshme të mesit të tetorit në Tiranë.
Sanksionimin e gazetarit pro-rus e ka cilësuar si shembullin e ndërhyrjes së vendeve armike të Shqipërisë për t’i prerë rrugëtimin europian.
“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian.”, shprehet kryeministri Rama.
Raporte europiane dhe amerikane kanë faktuar ndërhyrjet e vendeve armiqësore në vendet perëndimore, sidomos gjatë protestave të këtij viti.
Prej qershorit, në nisje të protestave të flamingove, kryeministri Rama denoncoi se dy vendet e para, të cilat kishin kontribuar me dezinformim dhe manipulim informacionesh në Shqipëri për të ndezur protestat, ishin Rusia dhe Republika Islamike e Iranit.
Dorën e errët të Rusisë në vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor e konfirmoi edhe BE-ja, me komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, e cila deklaroi publikisht se Rusia po dëmton qëllimisht vendet kandidate për t’u prerë rrugën europiane dhe për të zhbërë projektin e bashkimit të familjes europiane.
/abcnews.al/



