Xhafaj sfidon Bashën: Njëri nga ne të dorëhiqet

schedule19:03 - 25 Maj, 2018

schedule 19:03 - 25 Maj, 2018

Ndërsa pritet përgjigjja e ekspertizës mbi audiopërgjimin, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sfiduar me dorëheqjen e tij nga detyra, nëse biseda e pretenduar del e vërtetë.

Përmes Twitter-it, ministri Xhafaj iu bën të ditur qytetarëve që janë thirrur nga opozita në protestë kundër tij se ai do të marrë çdo përgjegjësi morale, ligjore, politike përfshirë dhe largimin nga detyra nëse audiopërgjimi i publikuar nga PD që pretendohet se implikon vëllanë e tij është i vërtetë.

“E vërteta është një dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve”, shkruan Xhafaj.

“Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. A është ai i gatshëm për këtë sfidë ?”,  është pyetja që i shtron ministri i Brendshëm kreut opozitar.