Volejboll femra: Partizani kampion i Shqipërisë, nuk pyet për Tiranën

schedule21:20 - 12 Prill, 2021

schedule 21:20 - 12 Prill, 2021

Volejbolli i femrave ka folur për Partizanin, pasi vajza e drejtuara nga Andi Lundra janë shpallur edhe kampione të Shqipërisë, pasi kishin fituar më parë edhe Kupën e Shqipërisë.

Vajzat e kuq mposhtën Tiranën në serinë e finaleve, këtë herë me rezultatin 3-0. Një ndeshje e nisur me dominimin e Partizanit, që setin e parë e mori me rezultatin 25-11.

Në të dytin vajzat e Tiranës u munduan të bënin diçka, për sërish ishte e pamjaftueshme. 25-17 shkoi edhe ky set për Partizanin, ndërsa seti i fundit u mbyll 25-20.

 

Vajzat e Lundrës i kishin fituar edhe dy finalet e para dhe kështu u shpallën për të katërtën herë kampione të Shqipërisë në volejboll. /abcnews.al