VIDEO/ Spektakolare festa e tifozit special, goli i Leeds lumturon… qenin

schedule11:59 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 17 Dhjetor, 2020

Leeds United fitoi 5-2 në fushën e vet ndaj Newcastle ditën e djeshme. Ezgjan Alioski realizoi një nga golat, duke provuar për herë të parë në karrierë shijen e një goli në Premier League.

Ekipi i Marcelo Bielsa vazhdon të dhurojë një futboll fantastik, teksa triumfi me “manita” ka lumturuar edhe një… qen, siç dallohet në videon e mëposhtme.

Pamje spektakolare, teksa tifozi i veçantë i ekipit të Bielsas nuk përmbahet dhe feston një nga golat e skuadrës së zemrës. /abcnews.al