Një detyrë e thjeshtë mund të kërkojë më tepër kohë, një fjalë mund të mësohet pas më shumë përpjekjesh.
Ky nxënës i klasës së parë me çrregullime të spektrit autik përpiqet të hedh hapa të rinj ndërsa në bankë për ta mbështetur ka Letrinën, mësuesen ndihmëse për të cilën çdo arritje e tij është dhe e saj.
“Ka filluar artikulon disa fjalë, figurat i emërton, arrin të rrijë mes shokëve.
Duan më shumë durim dhe një gjë që të lodh psikologjikish se nuk I ke arritjet e mëdha që të kënaqin, I ke shumë të vogla, dhe dorëzohesh ndonjëherë, por pastaj papritur ata të surprizojnë.”
Çdo fëmijë me aftësi ndryshe është I veçantë. Dhe për Letrina Ferrunaj me një përvojë prej rreth 14 vitesh si mësuese ndihmëse për secilin prej tyre duhet përgatitur një plan individual. Dhe nëse një mësuesi i duhet të ndihmojë më shumë se një fëmijë gjatë orarit mësimor koha dhe vëmendja e tij ndahet, po ashtu dhe përftimi për nxënësit.
“E para duhet empati, ta kuptosh fëmijën, të shikojmë si mëson, ku i ka aftësitë. Të gjithë fëmijët janë ndryshe dhe nuk mund te thuash ky ngjanë me këtë, sidomos ata me specter …
Nxënësit që kërkojnë më shumë mbështetje nuk do kishte rezultat njësoj .. nëse ai nuk është me mbështetje prindi do detyrohej ta merrte.”
Këtë synon të zgjidhë ministria e Arsimit e cila ka paralajmëruar se vitin që vjen do të shtojë mësuesit ndihmës në shkolla duke e çuar në një mësues për çdo fëmijë me aftësi ndryshe ndërsa në klasa numri i këtyre nxënësve këtë vit shkollor ka shkuar në 6039 nga rreth 4500 që ka qene në vitin 2024- 2025.
“Gjithëpërfshirje nënkupton të të gjitha aspektet, të mësojmë, të bëjmë shokë, të na bëjnë shokë. Ka vështirësitë e veta se katër orë janë shumë për një nxënës edhe për të ndenjur drejtë dhe për të përthithur informacion, por kemi gjetur një ambjent favorizues në klasë.”
Me kalimin nga raporti një mësues ndihmës për dy fëmijë në mbështetjen individuale të secilit në 2027, synohet që çdo nxënës me aftësi ndryshe të marrë vëmendjen që i nevojitet pasi suksesi në raste të tilla nuk matet vetëm me një detyrë të përfunduar, por dhe me një fëmijë që arrinë të komunikojë më mirë, të fitojë besim tek vetja apo të socializohet me të tjerë si ky nxënës I klasës së parë.
“E kemi për mburrje këtë kemi zënë shumë shokë.”/abcnews.al


