VIDEO/ Moment unik, spektakli i fishekzjarrëve ndal ndeshjen e Manchester Cityt

schedule19:50 - 23 Janar, 2021

schedule 19:50 - 23 Janar, 2021

Luhet Cheltenman Town-Manchester City për Kupën e Anglisë dhe gjatë ndeshjes ndodhën të papritura. Tifozët vendas, që fatkeqësisht nuk mund të jenë të pranishëm në stadium, i kanë shprehur mbështetjen skuadrës së tyre në një mënyrë tjetër.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, jashtë rrethimit të stadiumit është organizuar një spektakël fishekzjarrësh, që kanë ndikuar edhe në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Gjyqtari Stwart Attwell ka vendosur të ndërpresë ndeshjen në mënyrë të çuditshme derisa fishekzjarrët përfunduan. Kjo ndodhi për shkak të zhurmës së madhe që mjetet piroteknike shkaktonin gjatë shpërthimit. Në Angli ndryshe nga vende të tjerë, janë mësuar vetëm me zhurmën e këngëve të tifozëve. /abcnews.al