VIDEO/ Merkato cilësore po jep efekt, Chelsea triumfon me “tris” jashtë fushe

schedule17:53 - 31 Tetor, 2020

schedule 17:53 - 31 Tetor, 2020

Triumfi 0-4 në mesjavë përballë Krasnodar në Champions League i ka bërë mirë Chelsea së Frank Lampard. “Blutë e Londrës” arritën një tjetër fitore të pastër në transfertë, kësaj radhe në kampionat.

Ekipi londinez mposhti 0-3 Burnley, duke u rikthyer te suksesi në Premier pas dy barazimeve radhazi. Hakim Ziyech zhbllokoi sfidën pas gjysmë ore lojë. Marokeni mori një top nga Abraham dhe lëshoi një goditje të saktë drejt portës vendase.

Golat dhe rastet e BURNLEY-CHELSEA

Dy golat e tjerë u realizuan në fraksionin e dytë dhe mbajnë firmat e Kurt Zouma dhe Timo Werner. Mbrojtësi francez shënoi me kokë pas një goditje këndi në minutën e 63-të, duke gjetur golin e tretë në kampionat për këtë sezon.

Shtatë minuta më vonë erdhi edhe rrjeta e sulmuesit gjerman. Werner shfrytëzoi një asist të Ziyech dhe tundi rrjetën e Burnley, e tretë në Premier League për të. 12 pikë numëron Chelsea pas javës së shtatë, ndërsa vendasit mbeten në vend të fundit me 1 pikë. /abcnews.al

Premier League, java e shtatë
Burnley-Chelsea 0-3
(Ziyech 26′, Zouma 63′, Werner 70′)