Një sherif në Michigan i është bashkuar protestës në Flint Township të dielën, duke vendosur poshtë armën e tij dhe duke thënë “dua ta bëjë këtë paradë dhe jo protestë”.
Sherifi Chris Swanson ka folur me protestuesit të cilët ishin takuar me oficerët e policisë të veshur me rroba ‘kundër rebelimit’.
“Arsyeja e vetme që jemi këtu është të jemi të sigurte që ju keni zë, kjo është. Këta policë ju duan, policët këtej i përqafojnë njerëzit”, dëgjohet duke thënë Swanson në videot e publikuara në Twitter.
Ai iu ka folur protestuesve të cilët ishin duke protestuar kundër brutalitetit të Policisë dhe vdekjen e George Floydit në Minneapolis.
Amazing scene unfolding in Flint, Twp, Michigan. Genesee County Sheriff Chris Swanson has joined protesters in a peaceful march. Read More: https://t.co/4ioyUnymNv @MichStatePolice @GovWhitmer pic.twitter.com/nMCVuXQ0TZ
— Mid-Michigan NOW (@midmichigannow) May 31, 2020


