Një konflikt mes disa personave është regjistruar në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa patrullat shoqëruan tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen./abcnews.al


