VIDEO/ Ish-lojtari i Lazios “fluturon” me makinë, deporton murin e një palestre

schedule10:46 - 31 Mars, 2023

schedule 10:46 - 31 Mars, 2023

Ish-futbollisti i Lazios, Sofian Kiynie, ka pësuar një aksident të rëndë me makinën e tij.

Belgu 25-vjeçar ishte duke u drejtuar drejt një rrethrrotullimi me një shpejtësi të madhe dhe humbi kontrollin duke “fluturar” në ajër dhe u përplas me një ndërtesë aty pranë.

Falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve, të cilët shkuan menjëherë në vendin e aksidentit, Kiyne duket se ishte jashtë rrezikut për ndihmën e menjëhershme të mjekëve, i cili megjithatë konstatoi disa fraktura të shumta në trup.

Ndërtesa ku ai u përplas ishte një palestër dhe brenda ndodheshin fëmijët duke u përgatitur, por fatmirësisht nuk pati pasoja më të rënda. Marokeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ h.ll/abcnews.al