VIDEO/ Burnley nuk reziston dot kundër United, shkëlqen Greenwood

schedule18:49 - 18 Prill, 2021

schedule 18:49 - 18 Prill, 2021

Manchester United ka bërë detyrën kundër Burnley, teksa ka fituar me rezultatin 3-1. Një ndeshje ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë dhe protagonist ishte talenti anglez Masson Greenwood.

Ai zhbllokoi ndeshjen tre minuta nga nisja e pjesës së dytë, por festa e “Djajve të Kuq” zgjati pak.  Tarkowski baraspeshoi shifrat, por United nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe në fakt po dominonte në lojë.

 

Greenwood, me një goditje të fortë diagonal, riktheu sërish epërsinë për skuadrën e Solskjaer, kurse në minutat shtesë Edinson Cavani realizoi edhe golin e tretë. Më ketë fitore City është vetëm 8 pikë larg, por çështja titull është një mision i pamundur. /abcnews.al