VIDEO/ Ardit Hoxhaj hero në limite, Teuta ndjek Vllazninë! Ringjallet Kukësi

schedule15:41 - 20 Janar, 2021

schedule 15:41 - 20 Janar, 2021

Fitore dramatike, heroi është Ardit Hoxhaj. Vllaznia hasi në rezistencën e Bylisit, që falë portieri Pano Qirko e mbajti rrjetën e paprekur për 90 minuta, por në shtesë Ardit Hoxhaj befasoi vendasit dhe i dha tre pikët kuqebluve që mbajnë në 9 pikë diferencën me Teutën.

Durrsakët kanë mundur Kastriotin me rezultatin 1-0, duke iu falur sulmuesit Dejvi Bregu, i cili me një goditje dënimi shtangu skuadrën krutane dhe i dha tre pikët “Djemve të detit”.

Ndalet Apolonia këtë herë, pasi u mund në “Loni Papuçiu” nga Kukësi. Verilindorët, pas katër humbjesh radhazi, rigjejnë fitoren kundër fierakëve me rezultatin 1-3. Iraimi shënoi i pari me penallti për Kukësin, ndërsa Smacci vendosi përkohësisht baraspeshën. Peposhi dhe Eze më pas realizuan për Kukësin dhe i dhanë tre pikët skuadrës së tij.

Lacci vuan sërish me skuadrat e vendeve të fundit. Këtë herë i ndal Skënderbeu, në fushën e tyre. Korccarët madje shënuan të parët me Meksin, por Nwabueze me penallti barazoi. Dy shtylla dhe një traversë e kurbinasve, që ishin të pafat dhe morën vetëm një pikë. / abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 15
E mërkurë, më 20 janar, ora 13:45
Bylisi-Vllaznia 0-1

Shënues: Ardit Hoxhaj 94′
Kastrioti-Teuta 0-1
Shënues: Bregu 72′
Apolonia-Kukësi 1-3
Shënues: Smaçi 60′ / Ibraimi (pen.) 14′, Peposhi 76′, Eze 81′
Laçi-Skënderbeu 1-1
Shënues: Nwabueze (pen.) 51′ /  Meksi 43′

 

 

76′ Peposhi ka realizuar golin e parë në Superiore dhe i ka dhënë për të dytën herë Kukësit epërsinë…

72′ Dejvi Bregu ka realizuar me një goditje dënimi. Portieri Isli Hidi u shmang dhe Teuta kalon në epërsi kundër Kastriotit

60′ Erisildo Smaçi, mesfushori i Apolonisë, ka realizuar në portën e Kukësit me një gjuajtje mjaft të bukur në hyrje të zonës

50′ Penallti për skuadrën e Laçit, e kthyer në gol nga sulmuesi i kurbinasve Kyrian Nwabueze.

43′ Kapiteni i Skënderbeut, Jorgo Meksi, ka ndëshjkuar skuadrën e Laçit. Gabim i bardhezinjve në mbrojtje…

14′ Kukësi fitoi një penallti dhe kapiteni Agim Ibraimi u tregua i saktë përballë portierit Harizaj. Verilindorët në epërsi