Gjykata e Posaccme nuk ka shqyrtuar kërkesën e Veliajt për operacionin e këmbës duke thënë që nuk është kompetencë e tyre por e Drejtroisë së Burgjeve.
Gjatë seancës gjyqësore të së martës përmes një letrë drejtuar trupit gjykues Veliaj kërkoi që ndërhyrja të behej në një spital dhe mjek i zgjedhur nga familja e tij, ndryshe nga cfarë ishtë planifikuar nga Drejtoria Burgjeve.
Megjithatë këto këresa të njëpasnjëshme të Veliajt vijojnë të behën shkak për shtyrjen e seancave të planifikuara, ishte avokati i tij Plarent Ndreca i cili ashtu si një javë më parë kërkoi sërish shtyrjen e seancës duke thënë se nuk është lejuar një ditë më parë në IEVP Fier për t’u konsultuar për disa elementë që do paraqiten në gjykatë.
Kërkesë e cila u kundërshtua nga prokurorët e ccëshjtes dukë thënë se SPAK ka informacion për gjendjen shëndetësore të Veliajt dhe nuk provohet pamundësia e tij për të qenë i pranishëm në seancë.
Nga ana tjetër, prokurori Altin Dumani tha se prej kohësh shtyrjet e seancave po bëhen përshkak të të pandehurve dhe mbrojtjes së tyre.
“Herën e fundit për këtë arsye u shty seanca që mbrojtja të konsultohej me Veliajn. Një javë ishte e mjaftueshme që avokati të konsultohej. Nuk më duket situatë serioze, as ligjore. E kemi dërguar çështjen që në shtator 2025, jemi në nëntor 2026. Shtyrjet janë bërë për shkaqe të të pandehurve apo mbrojtjes. Ne jemi këtu që të gjykohet çështja” tha Dumani.
Dumani gjithashtu i sugjeroi gjykatës që Erion Veliaj të marrë pjesë në seancat e radhës me videokonferencë nga paraburgimi. Seaca e radhës për kryebashkiakun u caktua më 15 dhjetor, ndërsa gjyqi është ende në fazën fillestare./abcnews.al



