Rusia po përgatitet për një luftë të zgjatur në Ukrainë dhe ende dëshiron të pushtojë të gjithë vendin, sipas një deklarate të një zyrtari të lartë ukrainas.
Gjeneral Oleksii Gromov tha në një konferencë ushtarake se ndërsa nuk pret që Moska të nisë një sulm nga Bjellorusia, Rusia po trajnon trupa të tjerë në territorin e fqinjit të saj dhe ka vendosur atje avionët ushtarakë.
“Kremlini kërkon ta kthejë konfliktin në një konfrontim të zgjatur,” tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar.
“Ne dhe bota nuk duhet të relaksohemi, sepse qëllimi përfundimtar i Federatës Ruse është të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe më pas mund të vazhdojë me plane të tjera.”
Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se Kremlini është i dëshpëruar për të ndryshuar planet e tij pas pengesave ushtarake që ka pësuar kohët e fundit, duke përfshirë tërheqjen e trupave nga qyteti jugor i Khersonit.
/abcnews.al


