Skënderbeu, rikthimi i një titullari dhe gara në Superiore: Rrëfehet Shehi

schedule15:58 - 9 Prill, 2021

schedule 15:58 - 9 Prill, 2021

Orges Shehi do të rikthehet sërish në Korçë për të sfiduar Skënderbeun si kundërshtar tashmë në rolin e trajnerit të Tiranës. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide numri 1 i stolit të bardhebluve vlerësoi formacionin e drejtuar nga Migen Memelli duke e cilësuar si një transfertë shumë të vështirë për Tiranën.

Dy fitoret e fundit e kanë rifutur Tiranën në garën për titull. Bardheblutë ndodhen 5 pikë larg kreut, teksa nesër (13:00) luajnë në Korçë kundër Skënderbeut vendas, sfidë rreth së cilës foli trajneri Orges Shehi në konferencën për shtypin.

NDESHJA – “Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë”.

 

CALE – “Nuk është në gjendjen e tij më të mirë, ky është shkaku pse e ka nisur edhe nga stoli. Është një lojtar që na ndryshon shumë lojën, është edhe inteligjent. Kur futet ndryshon lojën. Cale është i gatshëm, është në listë për sfidën e nesërme”.

SKËNDERBEU – “Taipi tha se më njeh? Mund të më njohin mirë. Lojtarët që kam stërvitur aty janë të paktë, pjesën tjetër nuk i njoh mirë. Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetëm për ndeshjen e nesërme”.

ECURIA – “Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë ku do të luftojmë. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e pestë dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur”. /abcnews.al