Shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen 3 persona në Tiranë

schedule11:21 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:21 - 23 Shkurt, 2021

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu personat e arrestuar shpërndanin drogë në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme.

Në pranga ka rënë E. R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu u arrestua S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

Informacion-Vijon puna e pandërprerë për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e  narkotikëve.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në afërsi të shkollave apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. E.R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.
  2. S.K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/abcnews.al/