Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Flamuri që na bashkon”, policia u shpërndan nxënësve flamuj kuqezi në prag të 28 dhe 29 Nëntorit

schedule18:21 - 27 Nëntor, 2026

schedule 18:21 - 27 Nëntor, 2026

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shpërndarë flamuj kuqezi për nxënësit në shkolla të ndryshme të vendit, në prag të 28 dhe 29 Nëntorit.

Policia e Shtetit ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kjo nismë.

“Flamuri që na bashkon! Nga veriu në jug të Shqipërisë, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shpërndarë flamuj kuqezi për nxënësit, duke përcjellë emocionin dhe krenarinë për simbolin tonë kombëtar, në prag të festave të nëntorit, që simbolizojnë historinë, identitetin kombëtar dhe lirinë e Shqipërisë.



Një gjest i vogël, por me shumë kuptim, i mirëpritur me respekt, ngrohtësi dhe buzëqeshje nga nxënësit.

Sepse dashuria për atdheun dhe flamurin kombëtar, si dhe krenaria për simbolet tona, kultivohen që në fëmijëri.

Policia, çdo ditë pranë fëmijëve, për t’iu krijuar atyre një mjedis të sigurt dhe të qetë, ku të mësojnë dhe të rriten. Gëzuar Festat e Nëntorit!”, thuhet në mesazhin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!