Nuk dëshiron ta quajnë sulmues të Serisë B.
Kristian Shpendi beson se meriton vlerësim më të madh, e padyshim e sheh veten së shpejti në elitën e futbollit italian.
Lajmet nga Apeninet janë të tilla që e rrisin pritshmërinë, ndërsa informohet se klubi I tij, Çezena, ka plane pikërisht për këtë të ardhme.
Pritet që shoqëria nga Emilia-Romanja të hyjë në bisedime me klube në Serinë A, dhe konkretisht jepet emri I Frozinones si destinacion I mundshëm I 23-vjeçarit.
Çezena nuk kërkon pak, madje arrin në 8 milionë euro për kartonin e një futbollisti I cili është vërtet interesant dhe I konfirmuar.
Me 8 gola në 11 ndeshje këtë sezon, Shpendi është ndër lojtarët më tërheqës në tregun italian të futbollit, dhe padyshim që është në formë.
Emilianët shpresojnë që me paratë që do të merrnin nga futbollisti shqiptar do të mbulonin një pjesë të madhe të shpenzimeve të sezonit, ndërsa situata ekonomike nuk është nga më të mirat.
Agjencia e specializuar “transfermark” e jep kartonin e tij në 5 milionë euro, sipas vlerësimit të fundit të bërë në fillim të tetorit, por nuk është habi që ta rrisë edhe më shumë.
Në total, Shpendi ka 66 gola e 17 asistë në 128 ndeshje për Çezenën, dhe efikasiteti I tij vazhdon të rritet.



