Dihej me kohë se nga çfarë brumi ishte gatuar.
Kristian Shpendi pritet që të kthehej në një gjahtar të vërtetë goli në Itali, dhe ky sezon sikur po tregon nivelin e tij të vërtetë.
Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar realizoi dy rrjeta të tjera në Serinë B, edhe pse Çezena e tij nuk mundi të fitonte.
Ishte sfida e javës së katërt dhe për yllin kuqezi janë 5 goditje të sakta në rrjetë, që do të thotë vendi I parë në renditjen e Këpucës së Artë në kategorinë e dytë italiane.
Shanset janë të gjitha që ai të kurorëzohet “Mbreti I golit” pas shënoi 12 të tillë sezonin e kaluar në B, 11 dy edicione më parë dhe 20 në Serinë C në 2023-2024.
Natyrisht, sot Kristiani është mjaft më I pjekur.
I thirrur nga kombëtarja shqiptare nga trajneri Silvinjo, ai numëron tri ndeshje e ndoshta mund të jetë sulmuesi numër 1 I kuqezinjve që në Ligën e Kombeve, ndoshta në garë me Manajn.
Kjo, sepse Broja është në krizë, dhe të tjerët si Daku apo Uzuni nuk po shënojnë aq shumë.
Shpendi ka 53 gola gjithsej, si dhe 13 asistë për Çezenën në 144 ndeshje, mes Serisë B dhe C.
Në renditjen e të gjitha kohëve të klubit nga Emilia-Romanja, Shpendi është në vendin e tretë pas Dario Hubnerit që ka 86, dhe Masimo Agostinit me 75.
Në kampionat, diferenca është më e vogël, 18 rrjeta me vendin e dytë dhe 25 me të parin.
Nëse do të vazhdojë tek Çezena, mund të thyejë rekordin për dy vjet.

