Shkodër, policia arreston të fortët e Vaut të Dejës

schedule14:10 - 17 Korrik, 2018

schedule14:10 - 17 Korrik, 2018

Tre persona problematikë janë arrestuar në Vaun e Dejës. Ata u kapën me armë zjarri në një pikë bastesh. Për këtë operacion u organizuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Drejtorisë së Policisë në Shkodër dhe ato të Vaut të Dejës.

Sipas policisë, të arrestuarit janë Enduel Bajraktari, 29 vjeç, Mirjan Ndoj, 27 vjeç, Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Policia sqaron se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës së lojërave Eurolloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gramë lëndë e narkotike Cannabis Sativa. Këta persona dyshohen edhe për vepra të tjera penale./abcnews.al