Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora në 114-vjetorin e Pavarësisë

schedule11:00 - 28 Nëntor, 2026

schedule 11:00 - 28 Nëntor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit nga Vlora, qyteti i Pavarësisë.

Kreu i Shtetit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe drejtuesit vendorë të Vlorës, nderuan kujtimin e Ismail Qemalit dhe të etërve të Pavarësisë në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

“Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114-vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve! Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë.
Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!” – shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!