Shkarkimi i Lampard, reagon Guardiola: Harrojini idetë, fiton ose të përzënë

schedule17:25 - 25 Janar, 2021

schedule 17:25 - 25 Janar, 2021

Pep Guardiola ka reaguar pas shkarkimit të Frank Lampard. Chelsea ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin 42-vjeçarin për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat.

“Blutë e Londrës” kryen një merkato cilësorë në verë, por skuadra renditet në vend të nëntë në Premier League, me 11 pikë më pak se United i vendit të parë.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar shkarkimin e homologut të tij në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj WBA.

Njerëzit flasin për projekte dhe ide, por nuk është kështu, këto gjëra nuk ekzistojnë. Nëse bën profesionin e trajnerit, duhet të fitosh ose do të shkarkohesh.

Mezi po pres të takoj Frank pasi të përfundojë pandemia. Do të ulem më të në një restorant për të biseduar gjerë e gjatë. Nuk e gjykoj vendimin e Chelsea, e respektoj vendimin e tyre.

Në futboll synojnë të fitojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Drejtuesit e klubeve i dëshirojnë sukseset shpejt, por çdo trajner ka nevojë për kohë për të bërë atë që beson.

Në një muaj mund të humbasësh gjithçka që ke ndërtuar deri në atë moment dhe rrezikon shkarkimin, Kështu funksionon me ne“, theksoi trajneri spanjoll i “Cityzens”. /abcnews.al