SHBA i lëshon një “rrufe” Turqisë

schedule23:43 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:43 - 3 Dhjetor, 2020

Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Ankarasë të ndryshojë qëndrimin e saj në Mesdheun Lindor. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se pikëpamjet e Uashingtonit mbi veprimet rajonale të Turqisë nuk kanë ndryshuar.

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s është një mundësi e mirë për të pasur diskutime me aleatët dhe partnerët tanë më të ngushtë. Pikëpamjet tona mbi veprimet e fundit turke nuk kanë ndryshuar.

Shtetet e Bashkuara e kanë nxitur Turqinë në disa raste për të zgjidhur çështjen e “S-400” dhe të ndalojë veprimet provokuese në Mesdheun Lindor” tha ai.

E ndërsa tërhoqi anijen kërkimore, sot 4 avionë luftarakë turq shkelën hapësirën ajrore greke mbi Egje, raportuan mediat në Athinë./ db/Abcnews.al