Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rusia kërkon mbledhjen e OKB-së: Pamjet në Bucha, provokim i Ukrainës

schedule10:06 - 4 Prill, 2022

schedule 10:06 - 4 Prill, 2022

Rusia kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot pasi pretendon se pamjet e tmerrshme në Bucha janë provokim i Ukrainës.

Dmitry Polyansky, zëvendës përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shkroi të dielën në Twitter: “Në dritën e provokimit të urryer të radikalëve ukrainas në Bucha, Rusia kërkoi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën më 4 prill.”

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zakharova shtoi se takimi do të diskutojë përpjekjet e Kievit për të ndërprerë bisedimet e paqes dhe për të përshkallëzuar dhunën me një “provokim” në Bucha.

Zakharova shkroi në kanalin e saj Telegram të dielën: “Federata Ruse kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me provokimin e ushtrisë ukrainase dhe radikalëve në qytetin e Bucha”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!