Rreshtimet në Elbasan e Shkodër: Bylisi pa sulmues, Vllazni e Kukës ndryshe

schedule15:59 - 15 Qershor, 2020

schedule 15:59 - 15 Qershor, 2020

Shehi ka bërë dy lëvizje të detyruara në formacion, teksa në vend të Obanor luan Lulaj, kurse në mesfushë Lima ka marrë vendin e kapitenit Musolli. Ky i fundit është i pezulluar me kartonë të verdhë. Te Flamurtari vijojnë rregullimet, sidomos në mbrojtje, ku mungon Pjeshka dhe Muçollari e zëvendëson në qendër. Në të majtë Vrapi duhet të merret me sulmuesit e shpejtë të Kukësit.

KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Musta, Limaj, Ethemi, Rroca , Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Rrapaj, Lucas Ramos, Indio Oliverira, Carlos Henrique, Ribaj, Hoxhaj. Trajner: Marcello Troisi

Në Shkodër Dedja ka bërë ndryshime, teksa Gurishta po luan si mesfushor qendre dhe Hygor pas sulmuesit Junior. Titullar sërish Kruja, ndërsa Shtubina e Lika nuk janë titullarë. Bylisi në krahun tjetër kërkon të mos humbasë dhe ka pozicionuar në sulm Mario Bajramanjn.

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Zogaj, Gurishta, Krymi, Kruja, Hygor, Junior. Trajner: Hysen Dedja
BYLISI: Hidi, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Bajramaj. Trajner: Veljko Dovedan. /abcnews.al