Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngricat dhe dëbora shkaktojnë probleme në veri, shembet bazamenti i rrugës në Tropojë, qarkullimi devijohet nga aksi Sopot-Ura e Bujanit

schedule11:41 - 24 Nëntor, 2026

schedule 11:41 - 24 Nëntor, 2026

Reshjet e borës gjatë natës dhe temperaturat disa gradë nën zero kanë rikthyer ngricat në verilindje të vendit, duke krijuar problematika në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore.

Në qarkun e Kukësit, situata më problematike paraqitet në Tropojë, ku është bllokuar segmenti rrugor Bajram Curri–Cërnicë. Sipas raportimit të autoriteteve lokale, është shembur bazamenti i rrugës, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e trupit të saj.

Për shkak të rrezikut, qarkullimi në këtë segment është bllokuar dhe automjetet po devijohen përmes aksit Sopot–Ura e Bujanit. Në terren kanë qenë të pranishme edhe shërbimet e Policisë së Tropojës.



Ndërkohë, në aksin Kukës–Shishtavec, reshjet e borës gjatë natës janë pasuar nga ndërhyrja e firmës së mirëmbajtjes për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve në këtë aks vijon normalisht.

Sipas raportimit të Prefekturës, të gjitha akset e tjera nacionale në qark janë të kalueshme, ndërsa subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Problematika janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike. Pa energji raportohen njësitë administrative Mamëz dhe Surroj, si dhe 16 abonentë në fshatin Çerem, në njësinë administrative Margegaj të Tropojës.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet kujdes i shtuar, veçanërisht në akset malore, ku temperaturat e ulëta favorizojnë krijimin e ngricave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!