Një makinë tip ‘Volvo’ ngjyrë e bardhë, dyshohet të jetë përdorur nga vrasësit e Selami Hasanit dhe nipit të tij, Jakup Hasani një ditë më parë në Fier.
ABC News siguron foton e makinës së dyshuar e cila qëndronte para banesës së viktimës, pak para vrasjes së dyfishtë. Ndërkohë ende nuk ka një autor për ngjarjen.
Megjithëse tetë persona janë shoqëruar për të dhënë dëshmitë policia nuk ka siguruar prej tyre të dhena të vlefshme rreth autorëve. Por nga pamjet e kamerave të sigurisë ka arritur të zbulojë makinën e autorëve pranë banesës së viktimave.

Automjetin me te cilin ata u larguan pas atentatit, e braktisën dhe e dogjën në fshatin Dermenas. Për të zbuluar gjurmë të autorëve në këtë fshat policia thotë se ka kryer kontrolle me dronë gjatë gjithë natës.
Ndërkohë automjet u gjetën dy armë dhe një silenciator. Nga provat e mbledhura, hetuesit mendojnë se autorët kanë qëlluar më armë automatike, fishekët e të cilës janë të një kalibri të vogël.
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për shkak të hasmërisë së vjeter të familjes Hasanit me familjen e Arben Isufajt.
Selami dhe Jakup Hasani u qëlluan me breshëri arme një ditë më parë në oborrin e shtëpisë së 60 vjeçarit i cili ishte liruar nga burgu i Fushë Krujës ku kishte kryer dënimin për vrasjen e Juljan Isufajt në vitin 2002 vetëm një javë më parë./abcnews.al



