TIRANË- Kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një takim me deputetët e qarkut Tiranë, por dhe me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.
Gazetari i ABC News, Andon Kello, raportoi se në këtë takim ishin drejtuesja politike e qarkut Tiranë Ogerta Manastirliu, ligjvënësit e rinj socialistë të qarkut Tiranë, si dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani.
Ky takim i Ramës vjen pas atij të Vlorës, ku nuk munguan shkarkimet në degën e PS dhe gjithashtu Rama kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.
Takimi i Ramës në Tiranë ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar. /abcnews.al