Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Duhet të jemi të përgatitur për një valë tjetër të Covid-19

schedule13:33 - 12 Maj, 2020

schedule 13:33 - 12 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të jemi të përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit në vend. Kreu i qeverisë ishtë në depon farmaceutike në QSUT, ndërsa mes të tjerash tha se situata e hapjes është problematike dhe duhet të jemi të përgatitur.

“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë, edhe duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra sesi shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan hë se ska gjë.

Shumica e kuptojnë se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, megjithatë jeta, rutina, zakonet janë shumë të forta, kështu që ne duhet të përgatitemi shumë fortë për eventualitetin e një vale tjetër. Lexova një artikull ku thoshte se vala e dytë e gripit spanjoll ishte më e…Do Zoti që nuk na sjell një provë të tillë. Megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, tha Rama. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!