Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat e nxënësve në Francë/ I mituri humb dorën nga granatat e policisë, nisin hetimet

schedule16:00 - 8 Tetor, 2026

schedule 16:00 - 8 Tetor, 2026

Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Francë janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Një 15-vjeçar ka humbur njërën dorë, pas përdorimit të granatave nga forcat e rendit.

Pas incidentit, autoritetet franceze pezulluan menjëherë përdorimin e granatave tymuese. Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Protestat nisën fillimisht për shkak të kushteve të këqija në institucionet arsimore, mungesës së mësuesve, mbipopullimit të klasave dhe problemeve me infrastrukturën shkollore.



Brenda pak javësh, lëvizja u përhap në të gjithë Francën, duke përfshirë edhe studentë universitarë, prindër, mësues dhe organizata te ndryshme

Që nga fillimi i trazirave, mbi 6600 persona, shumica e tyre të mitur, janë arrestuar, ndërsa rreth 1500 prej tyre përballen me procedime penale.

Bilanci i të plagosurve përfshin 215 nxënës, 89 punonjës të shkollave dhe 761 efektivë policie. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur 18 hetime të brendshme për veprimet e forcave të rendit.

Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e incidentit dhe nëse gjatë protestave janë shkelur procedurat e përdorimit të mjeteve të kontrollit të turmave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!