Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u qëlluan dhe u plagosën vonë gjatë festës së Pavarësisë së Shteteve te Bashkuara në lagjen Coney Island të New York City.
Sipas mediave amerikane, të plagosurit përfshinin dy burra, dy gra dhe katër fëmijë — të moshës 14, 12, 7 dhe 6 vjeç.
Te gjithë te plagosurit ishin transportuar në spitale. Shtatë prej tyre ishin në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një grua 21-vjeçare ishte në gjendje kritike.
Policia tha se gjeti një armë zjarri në vendngjarje, por nuk ka bërë asnjë arrestim.



