Pas denoncimit të “STOP” reagon Shahini

schedule13:28 - 3 Prill, 2019

schedule 13:28 - 3 Prill, 2019

Pas denoncimit në emisionin “Stop” në TV Klan Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pezulluar nga detyra mësuesen Bedrie Kastrati në shkollën “Bajram Curri” në Kukës. Mësuesja e shkollës 9-vjeçare ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nxënësve të saj.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinise Besa Shahini ka pezulluar nga detyra mësuesen e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, Bedrie Kastrati. Masa ndaj mësueses vjen pasi emisioni “Stop” në TV Klan denoncoi dhunën verbale dhe fizike që Kastrati ushtronte ndaj nxënësve të saj. Sjellje të tilla thotë Ministrja Shahini përmes një postimi në Facebook, janë të patolerueshme.

 E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike. 
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa. Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve”,
shkruan Shahini.

Në emisionin “Stop” në TV Klan u shfaqën pamje të mësueses e cila ofendonte nxënësit e klasës së katërt, ndërsa u shpjegonte lëndën e matematikës.

Mësuesja: Po, i mori mësuese Aida. Mori Redin, Asin edhe Anën. Ku di unë, për ça i duhen?

Nxënësi: Pse? Për prova?

Në këtë orë mësimi nuk mungonin as goditjet fizike. Emisioni “Stop” erdhi pas denoncimeve të shumta për sjelljen e mësueses.

Mësuesja: Çfarë është elektriciteti?

Elektriku i dorës punon, kur x e tij prodhojnë elektricitet.

(Bërtet)

Këtu me…

A do tashti me ta lëshuar kokën te muri unë ty?!

Pise!

/abcnews.al