Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhuna synonte të nxinte Shqipërinë në sytë e Evropës”, Çupi: Paketa antidhunë riktheu sigurinë

schedule17:03 - 31 Tetor, 2026

schedule 17:03 - 31 Tetor, 2026

Për analistin Frrok Çupi, paketa antidhunë e miratuar nga qeveria, është mirëpritur nga qytetarët. Në studion e ABC News ai u shpreh se përmes kësaj pakete, shteti rimori kontrollin mbi rendin pas protestave të dhunshme të javëve të fundit.

“Paketa antidhunë erdhi në një moment të caktuar për vendet kryesore të BE, na mungonte një paketë e tillë. Kjo ishte arsyeaja që njerëzit e dhunshëm kishin shumë hapsira për dhunë. Tani jemi në situatën kur këta persona duhet të mendon shumë mirë, ligji nuk të lë më. Janë paketa të formatuara në bazë të konventave të të drejtave të njeriut, parashikohet e drejta për protestë, por edhe kufizimet, kjo ne na mungonte. Kemi keqkuptime demokratike pa fund në vend, të cilat tashmë i mbush paketa ligjore kundër dhunës. Ka ndikuar mjaft, ra dhuna. Shteti, qeveria, kishte lëshuar forcat e veta, ishte para dhunës politike, fizike, verbale, ishte 1000 herë më e butë se agresore. S’ke të drejtë ta bësh këtë. Cështja e biznesit është delikate, na dhunon të gjithëve, jo thjesht do paguajmë por është pasiguria që krijohet në gjithë jetën tonë”, tha Çupi.

Çupi thotë se synimi i dhunës ishte dëmtimi i imazhit të Shqipërisë në sytë e Evropës, por vendi tashmë ka rikthyer sigurinë dhe stabilitetin, duke qenë gati edhe për zgjedhjet vendore.



“Politikisht kemi shkuar në pikën ku ishim para se të fillonte dhuna. Besoj jemi ngjitur në nivelin e sigurisë dhe stabilitetit. Një nga qëllimet për të shkaktuar dhunë është që Shqipëria të nxihet në sytë e Evropës. Pjesëmarrja sot nuk konsiderohet as si grup jo më si forcë, janë të papërfaqësuar. Jemi vendi i parë në BE të sulmuar nga kjo mortje, që dalim prej saj. Jemi në një nivel tjetër që në mënyrë të qetë shkojmë në fushatë për zgjedhjet vendore dhe ku s’ka asnjë njeri që të ketë thënë se nuk jemi gati të shkojmë në zgjedhje për arsye të kësaj situata.

Kjo dhunë ka qenë një mësim shumë i madh që duhet shteti, mjetet e luftës ndaj dhunës të kenë parasysh që është një luftë e tërë që zhvillohet për të dominuar individin terrorist. Shteti duhet të jetë gjithmonë dominues mbi individin dhunues. Qeveria reflektoi në faktin se duhej bërë një ndryshim, dhe ndryshimi ndodhi. Shkuam drejt një shteti që po sheh tërë investimin te individi, te qytetari. Shteti u kthye në sensin e shtetit social” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!